Aktori Nikolin Ferketa, ka mbetur i lënduar pasi gjatë interpretimit të dramës në zonën muzeale të Shkodrës, ka rënë suvaja.
Ferketa tregoi se fatmirësisht këtë moment e kaloi pa pasoja të rënda, ndërsa apeloi që kjo ngjarje të mos përsëritet, duke kërkuar ndërhyrje nga autoritetet përkatëse.
Ndërsa drejtoresha e “Teatrit Migjeni”, Rita Gjeka, gjithashtu kërkoi nga organet kompetente të bëjnë ndërhyrjet e nevojshme që të ruhet jeta e qytetarëve.
Shkëputja e suvasë ndodhi pas përfundimit të shfaqjes “Anmiku në shtëpi” të Ernest Koliqit e cila u mbajt në “Gjuhadol” të Shkodrës.
/abcnews.al/