Wolfsburg ka marrë çfarë ka dashur në ndeshjen me RB Leipzig dhe është kualifikuar në Champions League. “Ujqit” barazuan 2-2 me “Demat” dhe madje kaluan në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë të ndeshjes.
Maximilian Philipp e zhbllokoi ndeshjen sapo kaluan dhjetë minuta lojë dhe te Wolfsburg nisi festa. Një gol shumë i rëndësishëm për moralin, që u pasua edhe me një tjetër në shtesën e pjesës së parë.
I njëjti futbollit e dërgoi topin në rrjetë sërish dhe me rezultatin 0-2 skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes. RB Leipzig reagoi dhe me fillimin e pjesës së dytë shënoi direkt holandezi Justin Kluivert.
Vendasit e rritën presionin dhe nga fundi i ndeshjes fituan një penallti, që u kthye në gol nga Sabitzer. 2-2, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund dhe Wolfsburg iu gëzua kualifikimit në Champions League, pasi sot e kishte bërë diçka të tillë edhe Borussia Dortmund. /abcnews.al