Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, ku në fund mësohet se është pranuar kërkesa që më 13 qershor të ketë zgjedhje për kryetarin e ri të kësaj force politike.
Kujtojmë se kjo datë është propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm I Partisë Demokratike, Gamzent Bardhi, ndërsa në mbledhje ka pasur debate të forta për vijimësinë e Bashës si kryetar i PD-së.
Ndërkohë mësohet se ka nisur një tjetër mbledhje në PD. Ashtu siç ishte paralajmëruar, në selinë blu është mbledhur Këshilli Kombëtar në të cilin gjithashtu do të votohet propozimi që në PD të ketë zgjedhje për kryetar më datë 13 qershor.
Në një situatë normale, zgjedhjet brenda PD ishin parashikuar me 22 korrik ku edhe mbaron mandate i kreut aktual të PD, Lulzim Basha.