“Duhen tre fitore rresht, tani është në dorën tonë”. Jurgen Klopp ishte i qartë pas fitores me Manchester United, dhe skuadra e tij i është përgjigjur që në duelin e parë në transfertë kundër ËBA, pasi ka fituar me rezultatin 1-2 në shtesë falë një goli të shënuar nga portieri Alisson Becker.
Braziliani doli në aksionin e fundit gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi dhe me kokë e ccoi topin në rrjetë. ËBA u mundua shumë të merrte pikë, madje shënoi një gol mjaft të bukur me sulmuesin Robson-Kanu.
Salah u kundërpërgjigj në fundin e pjesës së parë dhe vendosi baraspeshën. Liverpool u hodh në sulm dhe pati disa raste shënimi, por portieri vendas u bë shpëtimtar disa herë.
“The Reds” duhet të falënderojnë arbitrat, pasi në minutën e 71-të ËBA-së iu anulua një gol që ishte krejtësisht i rregullt. Nuk dihet se si do të justifikohet ai vendim, por me të vërtetë është skandaloz.
https://streamable.com/vwzgbk
Në fund Liverpool festoi, falë golit të Alisson, por në dy ndeshjet e tjera do të duhet të bëjë diccka më tepër që të mos rrezikojë pjesëmarrjen në Champsion League. /abcnews.al
;