Më 13 qershor, në Partinë Demokratike do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie. Propozimi ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ndërsa më pas do të votohet edhe në Këshillin Kombëtar të PD që pritet të mblidhet pas pak kohësh.
ABC mëson se në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana. Ndërkohë anëtar të këtij komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo.
Bardhi ka propozuar për Këshillin Kombëtar që procesi të hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 zyrtarizohet kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve.
Komisioni Zgjedhor:
Jemin Gjana kryetar,
Albana Vokshi anëtar,
Belind Kelliçi anëtar,
Eno Bozdo anëtar,
Mimoza Hasekiu anëtar,
Albert Avduli anëtar,
Gjoke Vuksani anëtar,
Ervin Minarolli ndihmës,
Lulzim Omuri ndihmës.
Propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm për kryesinë ku më pas i paraqiten Këshillit Kombëtar:
1. Të analizojmë punën e secilit në një mbledhje të veçantë në kryesi dhe më pas në cdo QV. Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm.
2. I propozoj kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegoje vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojnë lidershipin aktual.
16-22 maj, paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret.
24 Maj – 11 qershor fushatë në të gjithë strukturat.
13 qershor – zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë./abcnews.al/