Besëlidhja ka siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë, pasi ka mposhtur ditën e sotme Veleçikun në Shkodër me rezultatin e pastër 2-0.
Lezhjanët matematikisht me tre pikët e marra nuk rrezikojnë më dhe tani mund të mendojnë të aktivizojnë edhe të rinjtë në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Në duelin e sotëm ndaj Veleçikut shënuan Danaj dhe Pashkja, në fundin e ndeshjes. Edhe Erzeni është një hap larg shpëtimit, pas fitores që mori sot kundër Partizanit B me rezultatin 2-1.
Shijakasit shënuan dy herë me autorë Levendin dhe Xhebrahimin, ndërsa Qyra me penallti në fund ngushtoi rezultatin. Erzeni ka mundësinë që të lërë në play-out Orikun, duke mposhtur javën e ardhshme Veleçikun e vendit të fundit. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË (GRUPI A – PLAY OUT)
Partizani B-Erzeni 1-2
Shënues: Qyra (pen.) 84′ / Levendi 44′, Xhebrahimi 64′
Veleçiku-Besëlidhja 0-2
Shënues: Rub. Danaj 75′, Pashkja 86′


