“Dhuna dhe të gjitha sulmet mes Izraelit dhe Palestinës duhet të ndalen. Hedhjet e raketave duhet të ndalen. Shumë njerëz të pafajshëm po humbasin jetën për shkak të një konflikti që duhet të ndalet”, kështu është shprehur ministri i Jashtëm italian, Luidi di Maio.
Di Maio po ashtu njofton se të martën do të mblidhet Këshilli i jashtëzakonshëm i Punëve të Jashtme të BE-së.
Ministri i Jashtëm italian, gjithashtu shton se BE duhet të marrë një pozicion të unifikuar.
/abcnews.al/