Dhjetë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Mësohet se në pranga është vënë një 30-vjeçar me iniciale F. Z., pasi gjatë kontrollit që i bënë “Shqiponjat” në rrugën “Muhedin Llagami”, iu gjet një sasi me lëndë narkotike kanabis.
I arrestuar për posedim lëndësh narkotike dhe armësh të ftohta është edhe një 33-vjeçar me iniciale E. B. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 arrestuan 22-vjeçarin E. P., pasi në rrugën “Dervish Hima” gjatë kontrollit të mjetit të tij, policia gjeti një armë e ftohtë.
Në pranga kanë rënë edhe një 22-vjeçar e një 34-vjeçari tek rruga “5 Maji”. Gjatë kontrollit që bëri policia tek banesa e marrë me qira nga Kristjan Peçi u gjetën disa pajisje kompjuterike, dy grirësë kanabisi, municion luftarak dhe u konstatua edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa Evis Zeneli, duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 arrestuan në flagrancë E. R., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik.
Një 44-vjeçar me iniciale E.M. është ndaluar pasi në bashkëpunim me K. K , janë autor të vjedhjes të një shume parash dhe eurosh në një dyqani në Unazen e Re.
Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të
P. B., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;
F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve ;
V. A., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. /abcnews.al/