FOTO/ S’mban dot lotët, nëna e 20-vjeçares që u mbyt nga grabitësit, gati sa s’bie mbi varrin e të bijës

schedule18:55 - 15 Maj, 2021

schedule 18:55 - 15 Maj, 2021

E pikëlluar, nëna e vajzës britanike që u vra barbarisht nga grabitësit në shtëpinë e saj në Greqi u fotografua krah familjes së dhëndrit në ceremoninë mortore të vajzës së saj.

Ajo u pa teksa lutej në varrin e të bijës pas përcjelljes për në banesën e fundit një ditë më parë.

Caroline Crouch u mbyt nga grabitësit pranë vajzës së saj në shtëpinë ku jetonte bashkë me të shoqin Babis Anagnostopoulos në Glyka Nera të Athinës të martën.

Susan Dela Cuesta nuk mundi të mbante lotët. Ndërkohë Babis u kthye dje në Athinë së bashku me vajzën 11-muajshe që ishte fryt i dashurisë me 20-vjeçaren e ndjerë./mv.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!