Ka shkuar në 5 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “Shkëmbimi” në Lezhë. Ditën e sotme në pranga është vënë një 20-vjeçar me iniciale F.P. banues në fshatin Simon.
Ai dyshohet se është bashkëpunëtor i 4 personave të arrestuar në muaj mars të këtij viti në Rrëshen duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
“Vijon operacioni “Shkëmbimi”. Shkon në 5 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Kapet dhe ndalohet 20-vjeçari për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike sherbimet e Policisë së D.V.P Lezhë, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin : F.P.,20 vjeç, banues fshatin Simon, Mirditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, e kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëautor me shtetasit O.K.,E.Q.,K.Sh.dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit ” Shkëmbimi”, në mars 2021, në Rreshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al