“Gjithçkja mbyllet brenda 48 orësh”: Detaje nga gjuetia në Tiranë për turkun e famshëm të 2 miliard dollarëve

schedule10:08 - 15 Maj, 2021

schedule 10:08 - 15 Maj, 2021

Mediat turke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me operacionin e arrestimit të bosit të kriptomonedhës turke “Thodex” Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohet se fshihet në Shqipëri. Siç raporton “Hurriyet”, turku i famshëm pritet të arrestohet brenda këtyre katër ditëve dhe do të dërgohet në Turqi brenda 48 orësh nga kapja.

Gazeta turke raporton se ekspertët e nisur nga policia turke në Tiranë për të ndihmuar në kapjen e Faruk Fatih Ozer tashmë janë kthyer në vendin e tyre dhe arrestimi i tij është çështje ditësh, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: “FBI shqiptare” i vihet pas milionerit turk në Tiranë, Artan Hoxha: Si lëviz nëpër qytete

Deri më tani, policia ka kryer disa kontrolle në zona të ndryshme të Tiranës duke mos e gjetur personin që dyshohet se mashtroi rreth 400 000 persona që investuan në kriptomonedhën turke “Thodex” duke kapur një vlerë totale prej rreth 2 miliard dollarësh.

Lexo edhe: “Nuk e dija kush ishte”: Abcnews.al zbardh dëshminë e shqiptarit që mori bosin e kriptomonedhës turke nga Rinasi

Ai u arratis në drejtim të vendit tonë më datë 18 prill, ku edhe dyshohet se po fshihet. Më herët, mediat turke kishin raportuar se Ozer po mbrohej në Shqipëri nga një biznesmen i fuqishëm, ndërsa dyshohet se me vete ka një server brenda të cilit ruhen 108 milion dollar në formë kriptomonedhash. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!