Ministrja Kushi takon boksierët shqiptarë: Rrisim mbështetjen ndaj sportistëve elitarë

schedule19:01 - 14 Maj, 2021

schedule 19:01 - 14 Maj, 2021

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar ditën e sotme një takim s me përfaqësues të ekipit Kombëtar të Boksit, të cilët kanë triumfuar me medalje ari dhe argjendi në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Kroaci javën e kaluar.

“Sot, në ambientet e MASR urova nga afër Albanin, Indritin, Krenarin dhe Rexhildon për rezultatet e tyre dhe diskutuam gjerësisht për nevojat kryesore që duhet t’i adresojmë në vijim”, shprehet Kushi.

Në një reagim në rrjetin social “Twitter”, Kushi nënvizon se sportistët me rezultatet e  larta në garat ndërkombëtare, dëshmuan se janë ambasadorë të shkëlqyer në përfaqësimin e Shqipërisë nëpër botë.

“Faleminderit të gjithëve dhe shumë suksese në vijim”, shton më tej Kushi.

 

 

 

 

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!