Njoftuan për sulm pastaj bombarduan, hileja e Izraelit ndaj Hamasit mbrëmë në Gaza

schedule16:41 - 14 Maj, 2021

schedule 16:41 - 14 Maj, 2021

Ushtria izraelite njoftoi gjatë mbrëmjes së djeshme se forcat tokësore ishin futur për një operacion në Gaza.

Lajmi bëri xhiron e botës, ndërsa dy orë më vonë, zëdhënësi i ushtrisë theksoi se në fakt, ushtria e Izraelit nuk ishte futur në Gaza dhe se mediat botërore kishin keqkuptuar mesazhin e parë për shkak të një përkthimi jo të përshtatshëm, raporton abcnews.al.

Ndërkohë që Izraeli bombardon nga ajri dhe toka Gaza-n, ekspertët e taktikave të luftës pretendojnë se kanë zbuluar thelbin e “ngatërresës” së mbrëmshme të ushtrisë izraelite, të cilën ata e kanë konsideruar si një veprim të qëllimshëm.

Sipas tyre, me njoftimin se kishin nisur një offensive tokësore, ushtria izraelite synoi që të trembë militantët e Hamasit për të bërë që ata të futeshin në tunelet tokësore. Pak pasi dhanë lajmin se gjoja ushtria ishte futur në Gaza, forcat ajrore izraelite bombarduan për 40 minuta pa pushim tunelet e Hamasit duke vrarë një numër të madh personash aty.

Deri më tani nuk ka një numër të saktë të të vrarëve në Gaza, qofshin këta militant apo civilë, megjithatë autoritetet palestineze pretendojnë se të paktën 28 prej më shumë se 130 të vdekurve janë fëmijë. /abcnews

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!