Gjendet një predhë luftarake e paplasur e Luftës së Dytë Botërore në Vlorë

schedule13:09 - 14 Maj, 2021

schedule 13:09 - 14 Maj, 2021

Një predhë luftarake që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore është gjetur këtë të premte në Vlorë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se predha është gjetur gjetur nga banorë të fshatit Peshkëpi në Vlorë.

Ndër të tjera mësohet se ka qenë një banor i zonës, ai i cili ka pikasur predhën në afërsi të tokave bujqësore, e cila është e paplasur, duke e rritur rrezikshmërinë e saj.

Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur në predhën. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!