20-vjeçarja nga Shqipëria konstatohet me koronavirus sapo hyn në Tajvan

schedule13:01 - 14 Maj, 2021

schedule 13:01 - 14 Maj, 2021

Autoritetet e Tajvanit kanë konstatuar një shqiptare me koronavirus, raporton abcnews.al. Siç bëjnë me dije autoritetet lokale, bëhet fjalë për një 20-vjeçare, e cila nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar për vizitë në një spital ku është zbuluar se kishte koronavirus.

Mësohet se e reja ka fluturuar për në Tajvan më datë 18 prill pasi kishte siguruar një kontratë punë atje.  Rasti i saj është raportuar më vonë nga autoritetet e Tajvanit duke u listuar si një ndër 5 rastet kur koronavirusi është importuar nga jashtë.

Për fat të mirë, e reja është në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe nën kujdesin e mjekëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!