Konflikti ushtarak mes Palestinës dhe Izraelit vijon prej pesë ditësh dhe janë në kulmin e tyre. Mbrëmjen e kaluar Izraeli vendosi të bombardojë Gazën, ndërsa Hamasi ka lëshuar vazhdimisht raketa në drejtim të shtetit hebre.
Ndërkohë, në mediat e huaja janë publikuar pamje të kapura me satelit. Imazhet janë kapur të mërkurën dhe tregojnë dëmet e shkaktuara në Gaza dhe Izraelin jugor.
Deri më tani numri i palestinezëve të vrarë në Gaza është 119, duke përfshirë 31 fëmijë, dhe 830 të tjerë të plagosur në luftimet aktuale, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë. Numri i të vdekurve në Izrael qëndron në tetë. g.v/abcnews.al