Nëna e 20-vjeçares greke që u vra në mënyrë barbare nga grabitësit mbërriti mëngjesin e sotëm në portin Volos mes lotësh. Prej andej trupi i së bijës do të transportohet me traget për në Alonissos ku e reja do të përcillet për në banesën e fundit.
Në orën 15:00 miq dhe të afërm do i japin 20-vjeçares Caroline lamtumirën e fundit në ishullin ku ndodhej shtëpia e prindërve të saj.
Nëna e saj e veshur me të zeza hypi në anije në linjën Volos-Alonissos. Në një deklaratë, Superior Air, kompania në të cilën punonte bashkëshorti i 20-vjeçares, ka njoftuar se linja e tyre do të mbetet mbyllur përgjatë gjithë ditës së sotme në respekt të zisë.
“Kompania Superior Air në shenjë zie do të mbetet e mbyllur nesër 14/05/2021. Asnjë fluturim nuk do të kryhet përveç atyre që kërkohen për transferimin e stafit me helikopter në varrimin e Caroline në Alonissos”, thuhet në një postim në Instagram.
Hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë përparuar dhe tashmë policia greke ka dyshime se autorët mund të jenë tre anëtarë të një bande shqiptaro-greke të cilët dhunojnë dhe lidhin viktimat e tyre. Ata veprojnë në zonën perëndimore të vendit dhe arratisen duke ndjekur një rrugë të fshehur duke shmangur bulevardet ku mund të pikasen nga kamerat e trafikut/mv.abcnews.al