Dita nis me vranësira, priten reshje shiu, si do të jetë moti sot

schedule07:22 - 14 Maj, 2021

schedule 07:22 - 14 Maj, 2021

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë vijon mot me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët.

Ndersa mesdita do të sjellë fuqizim të vranësirave, të cilat në rajonin Verilindor si dhe në zonat lindore do të gjenerojnë rrebeshe afatshkutra shiu duke lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e motit të vranët.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në ato maksimale, duke u luhatur nga 7°C mëngjesi deri në 25°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 -5 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të dominojnë kushtet e motit në territorin e kosovës gjatë pjesës së parë të ditës.

Por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave lokale duke gjenerura shira të dobët në zonat jugperëndimore dhe jugore, ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.

Maqedonia e Veriut

Moti në territorin e MV do të paraqitet kryesisht në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, KU më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonat kufitare me territorin shqiptar ku edhe krijohet mundësia për reshje të pakta./abcnews.al