Reagimet ishin të shumta pas deklaratës së drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido, i cili tha pak ditë më parë se Qemal Stafa nuk ka bërë asnjë akt patriotik, por është thjesht një “mit absurd”.
Historiani i njohur Pëllumb Xhufi i ftuar mbrëmjen e sotme në “Log” në ABC e kundërshtoi dhe u shpreh se Bido me deklaratat që bën gjëmon të kapë ndonjë post.
“Unë solla shembullin e një ish-drejtuesi të Ballit Kombëtar Sejfi Protopapa, i cili ka vdekur vitet e fundit, unë e kam pasur mik, i cili më ka thënë që në 1994, që ne na mundi Partia Komuniste sepse kishte djem e vajza si Qemal Stafa si Margarita Tutulani, që veç që ishin të arsimuar dhe qytetarë, por edhe të bukur dhe simpatikë, që na hoqën të gjithë rininë dhe na lanë vetëm. Dakord?”, tha ai. / db/ Abcnews.al