Portierët shënojnë rrallë dhe golat e tyre janë tepër emocionues dhe të veçantë. Aq më tepër nëse ndodh në futbollin e femrave.
Guro Pettersen ka realizuar një eurogol ditën e sotme. 29-vjeçarja norvegjeze dhuroi spektakël në minutat e fundit në kampionatin suedez.
https://streamable.com/lm8041
Goditje fantastike nga mesi i fushës dhe topi në rrjetë. Ishte minuta e 94-t, por perla e Pettersen nuk i shërbeu ekipit Pitea, që humbi 4-3 në fushën e Linkopings. /abcnews.al