Presidenti gjerman uron Fiter Bajramin: Pandemia të sjellë më afër bashkësitë fetare

schedule15:25 - 13 Maj, 2021

schedule 15:25 - 13 Maj, 2021

Për shkak të Coronës myslimanët në Gjermani e festojnë festën e Fiter Bajramit pas muajit të Ramazanit në rrethe të ngushta. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier lutet për mirëkuptim.

“Fiter Bajrami është festë ftuese, një festë për të gjithë, për familjet e myslimanëve dhe miqtë e tyre. Është e hidhur që kjo festë bashkimi festohet për të dytin vit në kushtet e kufizimeve që na ka detyruar pandemia”, tha presidenti Steinmeier më një mesazh me video drejtuar besimtarëve myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit. Në të njëjtën kohë, presidenti gjerman falënderoi myslimanët që jetojnë në Gjermani që respektuan rregullat e kufizimit në muajin e Ramazanit megjithë zhgënjimin dhe heqjen dorë nga festimet e mëdha.

Deutschland Zuckerfest
Iftari në kohën para pandemisë në Köln

Steinmeier edhe njëherë kërkoi disiplinë dhe mirëkuptim që kjo festë edhe këtë vit festohet në rrethe të vogla. “Por në fund këtë e bëj me shpresën, se sa më shpejt të ecin me vaksinimin, edhe premtimi për komunitetin pas gjithë këtyre sakrificave do të bëhet realitet shpejt për të gjithë ne. Kreu i shtetit gjerman kujtoi, se në shumë besime fetare agjërimi është i lidhur me pajtimin. “Do të dëshiroja që kjo kohë e pandemisë, në të cilën vuajtëm të gjithë bashkë të sjellë më afër njëri-tjetrit bashkësitë fetare dhe të gjithë ata në vendin tonë, që nuk ndjehen të lidhur me ndonjë fe”, theksoi Steinmeier./DW

*titulli redaksional*

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!