Ellen DeGeneres njoftoi një ditë më parë mbylljen e emisionit të famshëm pas 19 vitesh. Lajmin e bëri me dije vetë moderatorja për Hollywood Reporter, vendim që vjen disa muaj pas zërave që qarkullonin rreth moderatores dhe sjelljes së saj kundrejt punonjësve.
Një burim është shprehur për “ET” se DeGeneres thjesht ndjeu se ishte “koha për të lëvizur përpara”. “Kjo shfaqje ka qenë përvoja më e madhe e jetës sime dhe jua kam borxh të gjithëve. Kështu që faleminderit, faleminderit, faleminderit. Dua që të dini se kam menduar për këtë vendim. U ula me të për një kohë, meditova mbi të. Unë fola me Portia, fola me veten time.”, tha moderatorja.
Ajo pranoi se gjithmonë e dinte që sezoni 19 do të ishte sezoni i fundit. “E vërteta është se unë gjithmonë i besoj instikteve të mia. Instinkti im më tha se është koha. Me gjithë seriozitet, unë me të vërtetë jam ndjerë sikur sezoni i ardhshëm ishte koha e duhur për t’i dhënë fund këtij kapitulli mahnitës”, tha ajo. /abcnews.al