Norvegjia nuk do ta rifillojë procesin e vaksinimit me dozat e AstraZeneca-s. Vendimi është marrë për shkak të riskut të efekteve të rralla por të rënda anësore që shoqërojnë këtë medikament.
Kryeministrja Erna Solberg pritet që ta japë njoftimin rreth orës 18.00 në një konferencë për mediat. Po ashtu pritet që të vendoset edhe në lidhje me fatin e vaksinës së prodhuar nga Johnson & Johnson.
Më 10 maj, një panel publik mjekësh dhe ekspertësh ligjorë thanë se vaksinat nuk do të përfshihen në skemën e vendit dhe se do t’u jepen vetëm atyre që i pranojnë në mënyrë vullnetare.
Disa muaj më parë, autoritetet në Norvegji e ndërprenë vaksinimin me AstraZeneca pasi një numër i vogël personash të vaksinuar përfunduan në spital me mpiksje gjaku, hemorragji dhe numër të ulët trombocitesh. Disa prej tyre ndërruan edhe jetë. sb/abcnews.al/