Ndërsa anëtarja më e re e familjes mbretërore britanike pritet të vijë në jetë në verë, kanë nisur dhe spekulimet se si Meghan Markle dhe Princ Harry do ta quajnë vajzën e tyre. Pas vdekjes së princit Philip muajin e kaluar, faqja e lojërave të fatit në Angli, Ladbrokes ka parashikuar se çifti i famshëm do ta quajë vogëlushen Philippa.
Fansat besojnë se Duka i Sussex-it do të nderojë gjyshin e ndjerë dhe do t’i vendosë emrin e Dukës së Edinburgut në titullin e vajzës së tij. Jessica O’Reilly nga Ladbrokes tha: “Fansat mbretërorë gjithnjë e më shumë shpresojnë që Harry dhe Meghan do të vendosin emrin e vajzës së tyre Philippa.”
“Sigurisht që nuk do të ishte një befasi e madhe nëse emri Diana përdoret, megjithëse duket më shumë e mundshme që do të jetë një emër i mesëm.”, shtoi ajo. Nëse ata do ta nderonin të ndjerin në këtë mënyrë, nuk do të ishte çifti i parë mbretëror që e bën këtë gjë. Mbesat e Princit Philip, Princesha Eugenie dhe Zara Tindall e nderuan duke emëruar djemtë e tyre me emrin e tij.
Princesha Eugenie dhe burri Jack Brooksbank, të cilët u martuan në Tetor 2018, e quajtën fëmijën e tyre të parë, një djalë të lindur në Shkurt, August Philip Haëke Brooksbank. Një muaj më vonë kushërira e saj, Zara Tindall dhe burri Mike mirëpritën një djalë, Lucas Philip Tindall. /abcnews.al