Jep dorëheqjen presidenti i DFB (Federata Gjermane e Futbollit). As një vit nuk zgjati aventura e Fritz Keller në krye të futbollit gjerman. 64-vjeçari ishte kandidati i vetëm në zgjedhjet për kreun e ri të DFB që u zhvilluan në gushtin e vitit të kaluar.
Keller fitoi 257 nga 500 votat e mundshme dhe u kthye në presidentin e 13-të në historinë e Federatës. Pak ditë më parë nuk u përmbajt ndaj zëvendësit të tij, Rainer Koch. Vartësin e krahasoi me Roland Freisler, një emër i njohur dhe i urryer në Gjermani.
Ky i fundit ka qenë kryetari i Gjykatës Naziste në vitet 1942-1945, përgjegjës për rreth 2600 dënime arbitrare me vdekje. Një “autogol” i madh për Keller, që shkaktoi polemika të mëdha në Gjermani me krahasim e pavënd.
Në kushte të tillë, Keller është detyruar të japë dorëheqjen nga kreu i futbollit gjerman, lajm që raportohet nga DFB. “Presidenti Keller e ka deklaruar veten të gatshëm, në parim edhe me principet e lirisë, për t’u dorëhequr ditën e hënë“, lexohet në komunikatën zyrtare. /abcnews.al