Modelja hedh akuza ndaj Chrissy Tegien: Më tha të vrisja veten

schedule09:59 - 12 Maj, 2021

schedule 09:59 - 12 Maj, 2021

Courtney Stodden u bë e njohur 10 vite më parë, kur ishte vetëm 16 vjeç pasi u martua me aktorin 50-vjeçar Doug Hutchison. Bota reagoi ndaj saj në mënyrën më të tmerrshme, duke u talluar dhe fajësuar Courtney për situatën.

Çifti u divorcua vitin e kaluar, ndërkohë që së fundmi ajo ka folur për përvojën pikëlluese dhe bullizmin me të cilin është përballur për këtë arsye. Në një intervistë për Daily Beast, Courtney tregoi se dhe personazhe të famshëm kanë reaguar ashpër ndaj saj, mes të cilëve dhe modelja Chrissy Teigen.

Courtney dhe Doug duke pozuar në një shtrat për një foto

Ajo ka treguar se përkundër deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që “të vrisja veten”. Kjo nuk është hera e parë që Stodden flet për modelen. Pas vendimit të kësaj të fundit për t’u larguar nga twitter për shkak të komenteve negative, ajo e cilësoi Teigen si hipokrite.

Chrissy po intervistohet nga Andy Cohen

“Unë mendoj, për mua, sepse kam përjetuar kaq shumë ngacmime dhe ngacmime nga ajo kur isha vetëm 16 vjeç, në një kohë kur kisha nevojë për ndihmë. Si, unë po abuzohesha. Ajo më ka dërguar tweet-e të ndryshme. DM private, deri dy vjet më parë.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!