Gjata debat me Kumen në “Log.”: Mos kritikoni atë që nuk ruajti lopën, por atë që e vodhi

schedule22:53 - 11 Maj, 2021

schedule 22:53 - 11 Maj, 2021

Sekretari për Çështjet Ligjore në KQZ, Çlirim Gjata ka debatuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në ABC me ish kreun e KQZ Kristaq Kume.

Kume ka sjellë në vëmendje Vettingun në politikë, duke thënë se PD duhet të këmbëngulte për ta vënë në zbatim. Ndërkohë Kume ka shtuar se PD dhe partitë e tjera opozitare duhet të tregojnë qartë për qytetarët se si do veprojnë me rezultatin e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër Gjata i është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk duhet të sulmohet dhe kritikohet vetëm humbësi por sipas tij duhet të kritikohet ai që “vjedh” duke iu referuar sipas tij qeverisë.

Kristaq Kume ish kreu i KQZ: Kemi një ligj për vettingun e politikanëve. Apo dekriminalizmi por nuk mjafton. Unë që jam subjekte e kaloj këtë dhe vendos djalin apo kushëririn tim dhe ai është atje. Pra kjo është një situatë që parashikohej të ndodhte. Po mirë por edhe pse është parashikuar dhe lakuar se do ndodhi, pse nuk u shtrua një herë të vetme në këshillin politik.

Çlirim Gjata: E kemi në program ne këtë.

Kume: Po e keni të mbështetur dhe në prova që i keni dërguar. Pro çfarë mendoni si do e zgjidhim këtë punë? Si do dalim. Nëse nuk na e thotë dot PD se si do dalin. Se jemi në një proces shqyrtimi. Si është rruga. Kumtojani popullit këtë gjë si do ecni. Se në se nuk do e bëni vetëm do përsëritni veten. Me Ramën nuk bëhen zgjedhje thatë.

Gjata: E provuam dhe kjo u provua se nuk bëhen zgjedhje me Ramën. Duhet të drejtohesh edhe tek ai që vodhi lopën dhe jo tek ne që nuk e mbrojtëm. Ne e kërkuam vettingun dhe nuk u pranua. Ne kërkuam largimin e Ramës. Po si të mos hynim në zgjedhje? Na thoni cilat janë rrugët?
Po ju si do bëni. Si mendoni? Pse i bini atij që ka humbur. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!