Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Blic në Durrës, goditet grupi i kokainës, 2 trafikantët tentuan arratisjen, polici qëlloi në ajër

schedule18:10 - 11 Maj, 2021

schedule 18:10 - 11 Maj, 2021

Dy persona janë arrestuar në Durrës pasditen e sotme me rreth një kg kokainë, ndërsa Abcnews.al siguroi pamjet e momentit të operacionit blic ku pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Nga të dhënat paraprake mësohet se policia e Durrësit e zhvilloi operacionin në lagjen nr. 13 Plazh për të goditur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kokainë.



Gjatë operacionit dy persona me inicialet V.M  29 vjeç  dhe E.SH 30 vjeç me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej efektivëve qëlloi në ajër për t’i neutralizuar.

Tentativat e arratisjes dështuan dhe V.M  29 vjeç  e E.SH 30 vjeç u prangosën, ndërsa u sekuestrua rreth një kg kokainë, teksa operacioni vazhdon./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!