Chrissy Teigen dhe familja e saj janë zhvendosur zyrtarisht në rezidencën e Beverly Hills që e blenë për 17.5 milion dollarë. Modelja postoi në rrjete sociale foto të shtëpisë luksoze, të sapo rinovuar, ku shihej duke u relaksuar brenda dhomës së saj të sofistikuar.

Chrissy dhe burri i saj, John Legend kanë qenë të zënë me rinovimin e shtëpisë në Beverly Hills që prej blerjes së saj vitin e kaluar. Rezidenca prej 10 700 metra katrorë ka shtatë dhoma gjumi, 11 banjo, një teatër filmi LED dhe bodrum vere me 300 shishe.

Kujtojmë që dyshja e famshme ka kaluar disa muaj të vështirë pas humbjes së fëmijës së tyre të tretë. Modelja e humbi fëmijën në javën e 20-të të shtatzanisë dhe këtë humbje të madhe e ndau me ndjekësit e saj, për të cilën është kritikuar shumë. /abcnews.al
/GettyImages-1127327658-0678edc4fda94395b3750c4f6103b68e.jpg)

