Gigi Buffon mbush 44 vjeç janarin e ardhshëm dhe as që ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Legjenda e portës italiane ndodhet në vitin e fundit të kontratë me Juventusin.
Vetë “gardiani” i famshëm, i cili sezonin e kaluar provoi një aventurë te PSG, ka folur për beIN Sports rreth së ardhmes së tij me bardhezinjtë nga Torino.
Gigi Buffon announces to Bein Sports: “I’ve decided to leave Juventus at the end of the season, I’m not extending the contract”. ⚪️⚫️ #Buffon #Juventus
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 11, 2021
“Kam vendosur të largohem nga Juventusi në fund të sezonit, nuk do rinovoj kontratën me klubin“, deklaroi Buffon, për të cilin përflitet se interesohet Atalanta. /abcnews.al

