India ka regjistruar 329,942 raste në 24 orë duke e çuar totalin në 22,992,517, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo është dita e dytë radhazi që numri i rasteve të reja ditore të raportuara ka qenë nën 400,000.
Vendi raportoi gjithashtu 3,876 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 249,992. India është vendi i dytë më i prekur pas Shteteve të Bashkuara me 32.7 milion, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Deri më tani, 37,159,467 persona kanë marrë dozën e e dytë, rreth 2.85% e popullsisë së Indisë me 1.3 miliardë është vaksinuar plotësisht./abcnews.al

