U vra mbrëmë me armë zjarri në Tiranë, zbulohet lidhja e viktimës me moderatorin e njohur

schedule08:53 - 11 Maj, 2021

schedule 08:53 - 11 Maj, 2021

Mehmet Qema 27-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në rrugën “5 Maji” në Tiranë ka qenë i njohur për publikun. Ai shpesh shoqërohej me reperë të njohur dhe ka dalë në disa videoklipe. Së fundmi Qema ishte shfaqur në një videoklip të xhiruar nga moderatori Meriton Mjekiqi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Meriton Mjekiqi (@meriton.mjekiqi)

Ndërkohë në një foto të publikuar nga vetë viktima në rrjetet sociale katër ditë më parë, ai shfaqet mes shokëve të tij, krah për krah me autorin e dyshuar Marius Dema ku duket edhe reperi Meriton Mjekiqi i cili shoqërohej shpesh me djemtë.

Në foto bashkë me ta shfaqen edhe dy prej personave të shpallur në kërkim nga policia pasi kanë qenë në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur vrasja, Erlind Peka dhe Blerim Hoti. Qema kishte miqësi edhe me emra të tjetër të showbizz-it shqiptar pasi në rrjetet sociale ndiqej edhe nga reperi Majk dhe moderatori Romeo Veshaj.

Në lidhje me vrasjen janë shpallur në kërkim 4 persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes mes të cilëve edhe autori i dyshuar Marius Dema, i cili ka qenë në tavolinë me viktimë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Burime bëjnë me dije për ABC se dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale pasi mes autorit dhe viktimës nuk ka pasur sherr para krimit./mv.abcnews.al