Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e sotme nga një vrasje me armë zjarri. Një i ri, Mehmet Qema 27 vjeç u qëllua me pistoletë në rrugën “5 Maji” në Tiranë ndërsa ndërroi jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15.
Policia thotë se rrethanat janë ende të paqarta, por dyshohet për një konflikt mes disa personave që ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. 7 persona janë shoqëruar deri tani. Viktima rezulton pa precedent penal.
Gjithashtu policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit./ db/ Abcnews.al