Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Për herë të dytë, ushtria franceze paralajmëron qeverinë Macron për luftë civile

schedule18:33 - 10 Maj, 2021

schedule 18:33 - 10 Maj, 2021

Ushtria franceze e ka paralajmëruar për herë të dytë për luftë civile qeverinë Macron.

Pas letrës së parë, që u nënshkrua nga 20 ushtarë francezë në pension dhe 60 oficerë aktivë dhe u botua në revistën ultrakonservatore «Valeurs Actuelles» , Ministria e Mbrojtjes e Francës vendosi sanksionet e tyre. Kjo, megjithatë, nuk i shkurajoi ushtarët francezë që ndoqën gjurmët e tyre, por kësaj radhe por duke zgjedhur anonimitetin.

Dje, në të njëjtën revistë franceze, u botua një artikull i ri nga ushtarët francezë  me temë “mbijetesa e vendit”, që deri më tani ka mbledhur më shumë se 130,000 nënshkrime.



Letra, e botuar në revistën ultra-konservatore të krahut të djathtë Valeurs Actuelles, akuzon qeverinë franceze për “koncesione” ndaj Islamit. “Kjo është mbijetesa e vendit tonë, ” thuhej në letër, por nuk përmendte emrat e ushtarëve , sipas mediave franceze.

Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parli, tha në atë kohë se ata do të dënoheshin për shkeljen e një ligji që ndalon anëtarët e ushtrisë për të shprehur opinionet publike për fenë dhe politikën.

Autorët e letrës së djeshme e përshkruajnë veten si pjesë e një brezi të ri ushtarësh që kanë shërbyer në Afganistan në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore, ose që kanë marrë pjesë në operacionet e brendshme kundër terrorizmit.

“Ekziston një rrezik i një lufte civile në Francë dhe ju e dini atë shumë mirë.”

Letra në fjalë kritikon përgjigjen e qeverisë Franceze ndaj “të moshuarve” që nënshkruan letrën e muajit të kaluar: “A luftuan ata që ta lejonin Francën të bëhej një shtet i dështuar?” Pyet letra e re.

“Nëse shpërthen një luftë civile, ushtria do të mbajë rendin në territorin e saj, ” shkruhet në artikull. ” Askush nuk dëshiron që të krijohet një situatë e tillë, por po, ekziston rreziku i luftës civile në Francë dhe ju e dini atë shumë mirë .”

Në ndërhyrjen e re, ushtarët francezë në të njëjtën kohë angazhohen për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së brendshme.

“Veproni, zonja dhe zotërinj. Këtë herë, nuk është një ndjenjë e zakontë, një klishe apo një shfaqje komunikimi. Kjo nuk ka të bëjë me zgjatjen e mandatit tuaj ose marrjen e posteve. Bëhet fjalë për mbijetesën e vendit tonë.”

Letra i është drejtuar Presidentit të Republikës Franceze Emanuel Macron, ministrave, deputetëve dhe anëtarëve të udhëheqjes ushtarake. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!