Blogerja e njohur, Lori Hoxha ka folur shpesh për ankthin, duke e cilësuar si një nga periudhat më të errëta që ka kaluar në jetën e saj.
Si pasojë, ajo nuk nguron të japë gjithmonë këshilla në rrjetet sociale. Madje, Lori nuk heziton asnjëherë të përgjigjet dhe kur të tjerët e pyesin.
Së fundmi, në “Ask me” në Instagram lidhur me ankthin dhe se si mund të kalohet, blogerja ka thënë:
“Kam plot mesazhe që më pyesin për ankthin dhe më dhemb fakti që shumë prej jush vuajnë. Sinqerisht nuk e di përgjigjen, po jetoj me të gjithashtu. Disa ditë janë të mira, disa të tmerrshme, por e kaloj ditë për ditë. Ajo çfarë më ka ndihmuar më shumë është terapia dhe daljet jashtë zonës sime të komfortit. Jam më shumë në ankth kur jeta ime është e qetë, gjë që duket ironike, por siç kam thënë: Terapia, ushtrimet, aktivitetet që të bëjnë të ndihesh mirë dhe ndonjëherë ilaçet (Flisni me doktorin). Gjithashtu ndërsa koha kalon e njeh më mirë trupin tënd dhe kupton çfarë të ndihmon ta kontrollosh. Jepi vetes kohë dhe mos ki frikë të kërkosh ndihmë.”/abcnews.al