Shtëpi e re? Investo sot dhe përfito kushtet më të mira në treg

schedule12:19 - 10 Maj, 2021

schedule 12:19 - 10 Maj, 2021

Nëse keni menduar për të marrë një kredi për blerjen e një shtëpie, zgjidhja mund të jetë ProCredit Bank. Përfaqësuesja e Departamentit të Biznesit për klientët individë, Fatjona Selimaj shpjegoi për moderatorin Alban Musa kushtet dhe hapat që duhet të ndiqen për marrjen e një kredie në ProCredit. Një ndër avantazhet kryesore pse duhet të zgjidhni këtë bankë është afati i shkurtër kohor në të cilën aprovohet kredia.

Duke marrë një shembull konkret për blerjen e një shtëpie me vlerë 100 mijë euro, Selimaj këshilloi kredinë për 15-20 vite në mënyrë që klienti të marrë frymë financiarisht dhe të mos paguajë kosto të lartë interesi ndaj bankës. “Nëse unë marr një kredi për shtëpi të parë, atëherë dua të llogaris afatin e pagesës bazuar në shpenzimet që do kisha për qiranë, sa vite do të paguaja qira që kjo shumë të barazojë shumën e kredisë që po marr.

Nëse e marr një kredi për shtëpi për shtëpi të dytë, atëherë afati do të ishte pikërisht sa vite do më duhej të mblidhja të ardhura nga qiraja që nëse këtë shtëpi të dytë do ta jepja me qira. Përgjigja mesatare do të ishte 15-20 vite.  Arsyeja e dytë është që duhet të shpjegoj që sa më e gjatë është periudha e kredisë aq më shumë interes i paguan bankës.

Nëse do merrje 100 mijë euro për 30 vite në fund do paguaje 162 mijë euro, interes bankës dhe kosto të shtuara për ty. Ti e gjen vetes pas këtyre viteve jo me dy shtëpi por me një dhe 62 mijë euro kosto të paguar ndaj bankës. Ne tregohemi të kujdesshëm me klientin, por duam që kostot e kredisë të mos kthehen në fatkeqësi për klientët tanë.“, u shpreh ajo.

Përsa i përket kësteve? “Kushti fillestar që kemi për një kredi janë të ardhurat që ne i konsiderojmë si limitin minimal që të kesh mundësi për jetesën dhe të paguash kredinë. Dalim jashtë kornizave të të qenit një bankë komerciale dhe jemi një institucion financiar i përgjegjshëm. Për këtë arsye mendojmë që limiti e të ardhurave për një kredi është 500 euro për individin.“, theksoi Selimaj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!