Momente tmerri në Kinë, turisti bllokohet në urën prej qelqi 100 metra të lartë që po e shkatërronte era

schedule11:21 - 10 Maj, 2021

schedule 11:21 - 10 Maj, 2021

Një turist ka përjetuar momente tmerrin të premten në një urë qelqi në një lartësi prej 100 metrash në Kinë .

Pamjet e frikshme janë publikuar në mediat e huaja, ndërsa burri përpiqet të mbahet teksa erërat e forta po thyenin pjesët e qelqit të urës, sipas Daily Mail.

Pamja fillimisht qarkulloi në faqen e rrjeteve sociale kineze Weibo , duke grumbulluar më shumë se 4 milion shikime, tha raporti.

Turisti thuhet se ishte bllokuar në urë për një kohë të shkurtër. Ai arriti të dalë i sigurt me udhëzimet e zjarrfikësve, policisë dhe punonjësve të turizmit që ishin në vendin e ngjarjes.

Burri u dërgua më pas në spital, ku mori mbështetjen psikologjike pas tmerrit që përjetoi. g.v/abcnews.al