Tentoi të kalojë me dokumente false, arrestohet turku në Durrës

schedule09:04 - 10 Maj, 2021

schedule 09:04 - 10 Maj, 2021

Një 31 vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit, pasi ka tentuar të kalojë me dokumente false. I arrestuar është shtetas turk, M. Y., 31 vjeç.

“Specialistët e Hetimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin turk M. Y., 31 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara,’ njofton policia.

Gjithashtu, uniformat blu të Durrësit bëjnë me dije se kanë vënë në pranga edhe një 59-vjeçar, shtetasin R. V, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!