Irlanda ka lehtësuar masat anti-Covid-19. Vendi do të rihapë dyqanet me pakicë jo-thelbësore, si edhe si parukierit. Gjithashtu vendi ka hequr masën e ndalimit të udhëtimit midis vendeve gjithashtu do të lejohen grumbullimet por sigurisht me një numër të caktuar personash.
Muzetë, galeritë dhe bibliotekat do të rihapen, gjithashtu njerëzit do të lejohen të marrin pjesë përsëri në shërbimet fetare, duke përfshirë dasmat dhe funeralet. Tre familje, ose deri në gjashtë persona nga familje të ndryshme mund të takohen në ambiente të hapura, përfshirë kopshtet private.
Familjet e vaksinuara gjithashtu mund të takohen me familje që ende nuk janë pavaksinuar në ambiente të mbyllura (pa maska ose distanca sociale). Të hënën e ardhshme, shitjet me pakicë do të rihapen plotësisht, me një sërë kufizimesh të tjera që do të hiqen në qershor.
Irlanda ka regjistruar 252,809 raste dhe 4,921 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al