“Për titullin deri në vdekje”, Zidane: Gjyqtari me dy standarde, na mungon një penallti

schedule08:16 - 10 Maj, 2021

schedule 08:16 - 10 Maj, 2021

Real Madrid u ndal dje nga Sevilla me shifrat 2-2 dhe humbi një shans të artë për të qenë më pranë titullit. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, që kishte më shumë për të folur për gjyqtarin, që sipas tij e drejtoi ndeshjen me dy standarde.

“Kishte një prekje me dorë nga Militao dhe një tjetër nga Sevilla. Nuk u binda nga gjyqtari. Nuk flas kurrë për ta, por jam i zemëruar. Tani nuk ndryshon asgjë. Ata duhet të më shpjegojnë rregullin e dorës për penalltitë, kjo më shqetëson.

Kishte një dorë të prekur për Real Madridin dhe një tjetër për Sevillan, ata fërshëllyen vetëm për atë tonën. Ky është realiteti. Nuk do të flas më për gjyqtarët, ka mbaruar. Jam i mërzitur sepse e merituam fitoren. E nisëm ke, por pjesa e dytë ishte spektakolare.

Lojtarët dhanë gjithçka dhe e merituan fitoren. Nuk varet nga ne, por kanë mbetur edhe tre ndeshje dhe do luftojmë deri në fund, deri në vdekje. Do luftojmë për titullin. Kemi dy ndeshje këtë javë dhe do përqendrohemi te ato ndeshje”, u shpreh Zidane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!