Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Siç mëson abcnews.al, një mjet “security” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen e rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Nga pamjet shihet se mjeti “security” ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme si pasojë e përplasjes. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. g.v/abcnews.al

