Një ngarkesë me një kilogram e gjysmë kokainë është sekuestruar në Itali, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar.
Mediat italiane bëjnë të ditur se droga u zbulua nga Agjentët doganorë të Ponte Chiasso në bashkëpunim me Guardia di Finanza në Itali.
Droga e futur në dy bukë dhe një zarf celofani është gjetur në brendësi të një kamioni që kalonte tranzit në autostradën e Brogeda.
Shoferi i automjetit është një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane. Ai është arrestuar nga Policia italiane me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogërave. /abcnews.al