Makina e saj ra nga ura në lumin Osum, kush është shoferja 28-vjeçare, punonjëse e Bashkisë Poliçan

schedule18:08 - 9 Maj, 2021

schedule 18:08 - 9 Maj, 2021

Anxhela Ibro, 28-vjeçarja  që po drejtonte automjetin që rast nga lartësia e urës në Vertop të Beratit duke përfunduar në Lumin Osum është punonjëse e Bashkisë së Poliçanit.

Ajo po udhëtonte në automjet bashkë me një tjetër person, në momentin kur pësoi aksidentin duke dalë nga rruga.

Për shkak të plagëve të marra si pasojë e aksidentit, ajo u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Mjeti tip Audi, me targa AA 723 LK ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum, ku fatmirësisht nuk ka pasur prurje. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!