Tre pjesëtarët e familjes Haliti nga Gjilani që ndërruan jetë si pasojë e helmimit nga kërpurdhat në Shqipëri janë përcjellë pasditen e sotme për në banesën e fundit në Gjilan.
Nëna, djali dhe nusja e tij dyshohet se u helmuan nga kërpurdhat që kishin mbledhur gjatë qëndrimit në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalëzit.
Në një deklaratë për mediat, familjarët e tre viktimave ngritën dyshime mbi trajtimin mjekësor jo të duhur që kanë marrë të afërmit e tyre.
Djali i çiftit që ndërroi jetë, tha se ajo që e bën akoma më të dyshimtë rastin është shkaku i ngordhjes së qenit të tyre, për të cilin theksoi se kishte ushqim të veçantë me kokrra.
Ai tregoi se pasi janë transferuar në Tiranë, mjekët nuk i kanë dhënë shpresë për prindërit dhe gjyshen duke thënë se është shumë vonë, ndërsa shtoi se pavarësisht përpjekjeve ata nuk kanë arritur t’ia dalin./mv.abcnews.al