“Poker” i Shkëndijës, Shkupi zyrtarisht në Europa League. Struga forcë e tretë

schedule17:56 - 9 Maj, 2021

schedule 17:56 - 9 Maj, 2021

Fitojnë Shëndija dhe Struga Trim Lum në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi siguron kualifikimin në Europa League, ndërsa Renova bie në transfertë kundër Borec. Kampionët nga Tetova, të cilët siguruan titullin e katërt në histori, fituan 3-4 në fushën e Makedonija GP.

Besart Ibraimi realizoi një dygolësh në pjesën e parë (23 gola sezonalë për sulmuesin rekordmen), ndërsa golin e gjetën edhe Dashmir Elezi e Armend Alimi. Një rezultat që nderon Struga Trim Lum, që sot mposhti 1-0 Vardarin falë golit të sulmuesit Altiparmakovski në mesin e pjesës së dytë.

 

Rezultatet e ndeshjeve

54 pikë dhe vendi i tretë për ekipin shqiptar, që parakalon Makedonija GP, një javë përpara mbylljes së sezonit. Shkupi e mbylli në barazim pa gola takimin shtëpiak ndaj Pelister, duke siguruar zyrtarisht kualifikimin në Europa League.

 

Renditja e kampionatit

Humbet Renova, ekipi tjetër shqiptar i Maqedonisë Veriut. Skuadra nga Tetova doli pa pikë nga transferta me Borec, që e humbi 2-0. Gjithsesi, fitorja e Strugës solli rënien e Vardarit një kategori më poshtë dhe i siguroi Renovës duelin e “play-out”. /abcnews.al