Tvklan.al sjell pamjet nga spitali i Burrelit, ku dy prej të plagosurve po transportohen drejt stadiumit të qytetit, për t’u sjellë më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter.
Të paktën një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën në plagosur mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Shëlli të Matit.
Disa prej tyre janë punonjës të Bashkisë së Matit, por mes tyre mësohet se është edhe një banor i zonës.
Punonjësit ndodheshin në këtë zonë pasi po punonin në ndërtimin e një rruge në Njësinë Administrative Nr.2.
Ata mësohet se ishin në pushimin e drekës, kur autori i identifikuar si Kujtim Koxha, 54-vjeç, hapi zjarr në drejtim të tyre.
Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, ndërsa autoritetet policore po punojnë për kapjen e 54-vjeçarit. /tvklan.al