Pak muaj më parë, Arbana dhe Eduarti u bënë prindër të një djali. Moderatorja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin shqiptar Diell.
Por arsyen e zgjedhjes së këtij emri, çifti e kanë zbuluar vetëm sot.
Ka qenë Eduarti, që ka publikuar disa foto të nënës së tij dhe ka shkruar: “Meqë qenka dita e nënës sot. Kjo është Diella, nëna ime kur ka qenë bloggere Instagrami në 1975”.
“Imazhi i ‘Karamela Zana’, ‘Bukës së misrit’, ‘i ranxhatës’, ‘i sapunit 5 leksh’ si dhe shumë markave të rrobave në vend”.
Pra, çifti janë frymëzuar nga nëna e Eduartit, e cila e ka pasur emrin Diella.
Kujtojmë se në 7 maj Eduarti dhe Arbana festuan ditëlindjen e tyre në Milano./abcnews.al