I vdiqën prindërit dhe gjyshja pas helmimit nga kërpurdhat, djali: Mjekët e neglizhuan, pse ngordhi qeni

schedule11:44 - 9 Maj, 2021

schedule 11:44 - 9 Maj, 2021

Mes lotësh, djali i çiftit që ndërroi jetë në Gjirin e Lalëzit pasi konsumoi kërpurdha bashkë me gjyshen e tij ka ngritur dyshime te trajtimi mjekësor që ata kanë marrë pavarësisht rastit të rëndë.

Ai tha se të tre kanë shkuar në qendrën shëndetësore të Manzës me të njëjtat simptoma dhe kjo nuk e ka tërhequr vëmendjen e mjekëve për të kryer më shumë analiza por ata janë përcjellë për në banesë vetëm me disa ilaçe. Djali thotë se është e habitshme në këtë rast pse ka ngordhur qeni pasi ai nuk konsumon të njëjtat ushqime me familjarët por ka ushqimet e veta.

“Kemi shkuar keni ndejtur atje të gjithë. Ai është shteti jonë. Babi është me dokumente shtetas i Shqipërisë. Ngjarja ka rrjedhur. Janë infektuar prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë. Shqetësuese për ne është neglizhenca dhe mostrajtimi i duhur në shërbimin spitalor të Manzës. Tre pacientë me shkuar me të njëjtat simptoma dhe me u kthyer në shtëpi me barna nuk është normale. Pa analiza, më duket që është diçka jo e duhur për çdo mjek që i thotë vetes mjek.

Ka thënë që kanë qenë në spital, kanë kaluar vetëm me një serum dhe i kanë liruar kanë ardhur në shtëpi me barna. Gjendja ka qenë e rëndë. Nuk ka qenë e mirë. Gjendja e çdo njeri që kishte mundur me parë gjendjen ka mundur të konstatojë që nuk është në rregull.

Nuk mund të lirohet pacienti në atë mënyrë. Sikur të ishte vetëm një hajde. Por tre pacientë me simptoma të njëjta. Kjo është e pakuptueshme. Është shumë herët për të folur. Ajo ka filluar. Policia e ka filluar. Mjekësia ligjore ka për të thënë fjalën e vet. Procedurat janë kryer. Kjo është sipas atyre, e konsideruar si vdekje e dyshimtë, Problemi që më shqetëson është se ne e kemi pasur edhe një qen. Pse vdiq qeni.

Familjarët e dinë që ushqimin që konsumon familja nuk i han qeni. Kur i kemi lexuar jam ndjerë keq. E kanë cekur mediat rastin pa folur me askënd. Kjo na ka prekur shumë. Kisha pas dëshirë që kjo që them sot të jetë verdikti sot. Ne nuk dimë qe qeni konsumon kërpurdha. Ata mbledhin kërpurdha gjatë gjithë kohës. Babi ka dalë se ka pasur dëshirë me ecur nëpër male. Mami i ka njohur shumë mirë kërpurdhat se është rritur në fshat”, u shpreh ai.

Djali tregon se pasi janë transferuar në Tiranë, mjekët nuk i kanë dhënë shpresë për prindërit dhe gjyshen duke thënë se është shumë vonë, ndërsa shton se pavarësisht përpjekjeve ata nuk kanë arritur t’ia dalin.

“Pasi arrita në Tiranë, ishte interesimi me i parë familjarët. Pastaj desha të bëj diçka për ta. U konsultova me mjekun kujdestar. Më tha se është shumë vonë. Më tha që helmimi pasi i kalon 24 orë ka rrezik. Ne ishin tre ditë më vonë. Thashë duhet me ditur se çfarë mundem me ndihmuar. Më tha laboratori i ka bërë privat. Thashë s’ka gjë unë i dua. Ia dërgova një të afërmi analizat. Unë mendova dhe thashë nuk di çfarë të them. Më tha është vonë dhe na vijnë analiza më shumë. Duhet me pyetur doktorin tha derisa t’i sjellë.

Te emergjenca kërkova laboratorin. Thashë disa analiza për tre kosovarët se e dinin rastin të gjithë se ishin të gjithë të informuar. Ishte rast i rëndë edhe për ta. Shkoja gjeja një letër dy. Pas tre orësh i mblodha analizat dhe i dërgova. Thoshte duhet me pas më shumë analiza dhe është shumë vonë. Raportet mjekësore kanë qenë shumë vonë.

Babai, Afrimi ka pasur dashamirës shumë. Pasi u mor vesh ndihma ka qenë shumë e madhe sa pas intervenimeve të rrethit familjar, u bë që gjithçka që ka qenë e mundur në spitalin e Tiranës, nuk mund të kishte më shumë. Por kemi pasur të njohur, por prindërit e mi kanë ikur. Imagjino të kishte shkuar një bujk që nuk ka pare as të njohur. Ata kanë mundur me përfunduar poshtë. Varrimi bëhet në orën 16:30 në varrezat e qytetit Gjilan”, deklaroi ai.

Familjarët Elfete 78 vjeçe, djali i saj Afrimi 56 vjeç dhe gruaja e tij Ferzinaze Haliti 57 vjeçe janë tre pjesëtar të familjes nga Gjilani, të cilët humbën jetën në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalzit ku kishin ardhur me pushime./mv.abcnews.al