Pioli: Pres një Milan të pjekur, duhet sakrificë për të mposhtur Juventusin

schedule16:15 - 8 Maj, 2021

schedule 16:15 - 8 Maj, 2021

Milani është gati për duelin ndaj Juventusit. Skuadra e Stefano Piolit do të përballet në Torino ndaj bardhezinjve nesër në mbrëmje (20:45). Një sfidë e rëndësishme për të dy ekipet për objektivin Champions League.

Trajneri i Milanit karikon djemtë e tij në konferencën për shtypin dhe ndalet te Gigio Donnarumma. Portieri ndodhet në vitin e fundit të kontratës me “Djallin” dhe flitet se mund të transferohet te Juventusit sezonin e ardhshëm.

Për ndeshjen e nesërme ndaj Juventusit duhet të kujtojmë rrugëtimin që kemi bërë deri tani, vështirësitë e kaluara dhe gjërat pozitive të këtij sezoni. Duhet të tregojmë që jemi një skuadër e pjekur.

Kush fiton nesër ka shumë shanse për t’u kualifikuar në Champions League, por nuk përfundon gjithçka pas kësaj ndeshje. Janë edhe 9 pikë në lojë pas takimit me Juven. Kemi edhe një sfidë direkte me Atalantën, kështu që e kemi në dorë fatin tonë.

Kundër Juventusit kemi nevojë të bëjmë një përpjekje të madhe dhe të shkëlqyer. Do hasim vështirësi, por duhet të fokusohemi se si t’i zgjidhim vështirësitë dhe të qëndrojmë në lojë për 95 minuta.

Donnarumma? Të gjithë kemi një objektiv të përbashkët në këtë moment. Jemi të fokusuar tek interesi i Milanit dhe jo ai personal. Kemi formuar një grup lojtarësh që kanë djersitur për këtë fanellë, do vazhdojnë ta bëjnë deri në fund.

Kam biseduar me Gigion, folëm rreth ndeshjes me Juventusin dhe rreth asaj që duhet për t’u ndjerë mirë në fushën e blertë. Ai është i përqendruar dhe i motivuar në maksimum“, deklaroi trajneri i kuqezinjve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!