Zjarri që ra në shtëpinë dykatëshe në lagjen e pazarit të vjetër të Gjirokastrës nxori në pah dështimin e institucioneve vendore.
Në këtë zonë nuk ka infrastrukturë për ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Hidrantët e vendosur së fundmi, janë jashtë funksioni. Kjo pohohet nga Shefi Emergjencave pranë Bashkisë Gjirokastër Fatri Brahimi.
“Në pjesën e poshtme të qytetit janë javë vendosur hidrantë dhe janë funksionalë. Por në pjesën e sipërme të qytetit janë vendosur hidrantë por nuk kanë ujë për shkak të investimit që po vazhdon.”
Brahimi thekson se kjo problematikë pritet të marrë zgjidhje shumë shpejt.
“Në projektin e rrjetit të ri të ujësjellësit është parashikuar dhe vendosja e hidrateve.”
Vetë infrastruktura e ndërtimit të qytetit te Gjirokastrës është e tillë ku kujdesi duhet të jetë maksimal nga ana e institucioneve vendore. /abcnews.al/